Vazhdon edhe më tutje të jetë idoli i tifozëve të Napolit.

Fjala është për sulmuesin fantastik të PSG-së, Edinson Cavani.

Uruguaiani në vitin 2013 u largua nga San Paolo, për të lënë një gjurmë të pashlyeshme te qyteti i dashuruar pas futbollit.

Edhe presidenti i Napolit e ka pranuar faktin se e dëshiron një rikthim të mundshëm të tij, mirëpo jo me një pagë aq të lartë sa paguhet në Francë.

Por, siç raportojnë mediat italiane, rikthimi i tij pritet të ndodhë verën që po vjen, ku Ancelotti do ta shfrytëzojë edhe fantazistin Allan.

Sipas burimeve nga klubi, PSG-ja në qershor pritet të ofrojë Cavanin plus 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, një ofertë kjo që duket e pranueshme për të dyja palët.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar veror.