A janë provokuese për publikun lëvizjet e saj skenike, Gjyste Vulaj e shpjegon kështu:

“Në skenë nuk bëj asgjë për ta provokuar dikë. Asgjë nuk bëj me qëllime të caktuar, i përgjigjet ajo pyetjes dhe vazhdon. – Nëse më prishen “frenat”, më prishen nga atmosfera e mirë. Jam e vetëdijshme se ndoshta mund të dal pak nga binaret, por këtë e bëj sepse edhe unë dua të kënaqem, duke vallëzuar ashtu siç kënaqet publiku im më këngët e mia”, shprehet këngëtarja për revistën Kosovarja.

E adhuruar edhe përtej Atlantikut, Gjyste Vulaj edhe sivjet do jetë e impenjuar në shumë programe të produksioneve të përgatitura për festat e fundvitit në televizionet kosovare.