Ejup Berisha

doni ja vlene të jeshë apo dhe të bëhesh shumë i madh. Psh ja vlenë dhe atë shumë të bëhesh jo vetëmse i madh me post si Psh President Republike,Kryeministër,Kryetar Parlamenti dhe Ministër etj etj, por ja vlenë të bëhesh edhe pis, hajn , kriminel, genjeshtarë, dhunues si dhe vrasës i madh. Lexues të nderuar a e dini se pse ja vlenë të jeni të tillë. Kjo ja vlenë për faktin se asesi nuk mund të ju kap ligji Pse?.Sepse ky i fundit duart dhe gishtat i ka të shkurtuara. Dhe me siguri do të pyeteni se kush ja ka shkurtuar duart dhe gishtat ligjit, kjo pra dihet unë nuk dua të përsëritem edhe njëher. Dikush tha politikanët e unë themë shkurt Ok në rregull ke të drejtë mos vazhdo më të atij që e përmendi politikën si shkaktar i pamundësimit të zbatimit të ligjit. Ujku e ha njeriun por jo edhe Ujkun thotë një fjalë popullore. Më tej do të theme se në rajon dhe në Maqedoni nuk është mirë të jeshë i moralshëm , i ndershëm, i kujdesëshëm, i urtë dhe i butë sepse mund të keshë shumë probleme dhe vështërsi në jetë ajo më e keqja që mund të të ndodhë është mund të shkosh në burg. Pra mos u habitni dhe mos qeshni, kjo mund të ju ndodhë për nivelin e lartë të edukates dhe kulturës që e keni. Pastaj për kujdesin dhe vemendjen që e manifestoni dhe a e dini prap pse sepse kur jeni të tillë ju e prishni sistemin, rendin dhe rregullimin që është instaluar që nga shpallja e shtetit të Pavarur, sovran,social dhe demokratik të Maqedonisë dhe të shumë shteteve të rajonit të cilat ngjajnë në njëri tjetrin si vezët që ngjajnë mes vete. Kush tha Demokratik?!!! Ok përdorimi i kësaj fjale nuk ka ndonjë rëndësi këtu te ne në rajon sepse ka mbetur si shprehi por një është fjala e thënë dhe krejtësishtë tjetër realiteti. Dikush e ka ngatërruar edhe demokracinë me Autokraci Pra këtu autokracisë i thonë Demokraci. Dhe a më thotë dikush se ku është Demokracia në Maqedoni dhe në Ballkan?. Përgjigja është e shpejtë dhe e furishme askund pra këtu nuk ka fare demokraci por ka vetëm Autokraci. Pra këtu te ne fjalën demokraci e përdorim jo për të përshkruar një gjendje reale apo dhe faktike por atë e themi sepse na është bërë shprehi apo ajo përdoret si mundësi për ta shtuar fondin e fjalëve të bukura dhe të pranueshme për veshë dhe shpirtë të cilat i përdorim vetëm formalisht në biseda dhe debate por që asesi nuk i kemi në jetën e përditshme.Ky sistemi ynë në thonjëza Demokratik në vend që ta stimuloj të mirën e përgjithshme e stimulon të keqen e madhe dhe absolute dhe pas kësaj pasojnë keqbërja,marrëzia, amoraliteti,idiotizmi,gënjeshtrat,intrigat dhe qmenduritë. Kujdes në rajonin tonë nuk guxon të jeshë shumë i mire, i kujdesëshëm sepse kjo cilësohet si krim. Këtu po tentove të bëhesh i mirë i urtë i butë dhe i moralshëm menjëher të thonë.Mos ja var veshin këtij se është i çmendur, budalla apo dhe i padenjë për të jetuar në këtë mes apo rreth ku ndodhemi. Këtu po qe në rregull vendin e ke o në spital psikiatrie o në burg. Prandaj porosia ime drejtuar lexuesve dhe qytetarëve të rajonit dhe vendit tim është O njerëz më dëgjoni bëhuni të mëdhej që mos të mbeteni të vegjël, sepse të vegjëlit nuk i don askush ndërsa të mëdhenjtë i don gjithkush flas parasegjithash për Pisat, të pamoralshmit, kriminelët, laviret, debilët, injorantët si dhe analfabetët e mëdhej që janë shtuar shumë jo vetëm në Maqedoni por edhe gjetiu në rajonin e Ballkanit dhe nëpër botë.