Aleksandar  Çeferin do të vazhdojë të kryej funksionin e kryetarit të UEFAs edhe në katër vitet e ardhshme, pasi slloveni mori përkrahjen nga delegatët në Kongresin e Romës.

 

Ai nuk pati konkurrentt për këtë funksion, dhe rizgjedhja rrodhi shpejtë, duke i mundësuar Çeferinit të mbetet në krye të shtëpisë së futbollit deri në vitin 2023.

“E kam thënë se deri sa unë të jem kryetar, Superligë të organizuar nga vet klubet nuk do të ketë. Ky nuk është kërcënim, unë klubet nuk i shoh si armiq, por si partner për futboll më të mirë. Mendoj se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në periudhën e ardhshme”, tha Çeferin./lajm

Loading...