Shkruan Nafi ÇEGRANI

… Që nga vitet 1971/81 ende ishte regjimi i ish Jugosllavisë
komuniste kur jam duke mbledhur material, gojëdhëna e fakte për të
shkruar këtë libër , kanë kaluar shumë kohë, por që ka pasur edhe
shumë ndryshime të ndryshme dhe të rëndësishme politike, jetike,
ekonimoke dhe sociale shoqërore, të përcjella me këto ngjarje edhe
zhvillimet dhe marrëdhëniet shqiptare si popull në këto troje, duke
përfshirë edhe trojet etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe
Kosovën, edhe marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase apo edhe serboshqiptare, kanë ndodhur ndryshime të jashtëzakonshme dhe ndodhi
historike nëse këto i shikojmë edhe nga aspektin e histories më të re,
duke përdorur gjuhën e logjikës argumentuese dhe atë që krijon një
kronologji të pagabueshme, të shtruar në faqet e këtij libri.
Dhe, për mbledhjen e materialit për këto shkrime, më shtyu motivi
për të ditur se kush janë të parët dhe gjeneza e fisit tim të trungut
shqiptar. Prandaj, qysh në moshë të re, para burgosjes sime i vura
vetes për detyrë, që të lexoj çdo shkrim që tregon sadopak për të
kaluarën historike të shqiptarëve në përgjithësi.
Dy vitet e para, gjersa isha mëues në fshatin Koritë të malësisë së
Gostivarit, si dikur Migjeni në Pukë, u frymëzova me motive
migjeniane mbi jetën, veset e zakonet, traditat dhe lashtësia e
malësorve të sukave pas malesh, ku shkruaja edhe reportazhe nga
andej, mblodha shënime nga fusha e të folurit, folklorit,
veshëmbathjes dhe dokeve, që më dhanë të kuptoj një realitet të madh
edhe për malet, pushkën, diellin dhe qiellin e shqiptarit atje, për
histprinë e lashtësdive të parët e shqiptarëve iliro-dardan. Nga studimi
i mëtejshëm kuptova se albanët e mandej edhe pellazgët kanë qenë
popull i shpërndarë që nga kohërat antike, kanë pasur një zhvillim të
madh në krahasim me popujt e tjerë.
Një qasje dhe
Tregimet dhe legjendat janë format më të rëndësishme dhe më të
njohura të letërsisë sonë shqiptare. Letërsia me të gjitha format e saj të
shumta përkrah veprave të tjera zyrtare të shkruara dhe klasike,
reflekton kulturën dhe të menduarin e popullit të çdo vendi, ashtu siç
kemi shembuj edhe nga rrëfimet dhe gojëdhënat e pleqve të hershëm
në Çegran. Tregimet popullore këtu , kanë të bëjnë me një pjesë të
madhe dhe të rëndësishme të njerëzve dhe kohërat nga e kaluara, do
të thotë edhe rrëfimet e popullit këtej, asdo që duken të thjeshta, ato
janë të veçanta , sepse rrëhejnë edhe për hallet, preokupimet dhe jetën
e tyre plotë rrëmuja e rrëmete… Tregimet popullore që I kanë ditur t’i
rrëfejnë gjyshet tona plakat, edhe sot konsiderohen lloje të
rëndësishme të letërsisë gojore me plotë nuance dhe figura, dhe
përmbajnë një thesar të madh të bindjeve, zakoneve dhe traditave të
harruara të banorëve të kësaj ane, si pjesë e një populli të lashtë dhe
me tradita. Letërsia e çdo populli përbën një pjesë të madhe të kulturës
shpirtërore të atij populli e cila është transmetuar në mënyrë gojore
nga një gjeneratë tek tjetra nga kohët më të vjetra e deri më tani dhe
gjatë kalimit të kohës ka ruajtur identitetin kulturor të një popull.
Kështu ndodh edhe me çegranasit të cilët me shekuj jetojnë rrëzë
malesh , buzë Vardarit dhe Fushës së Pollogut. Letërsia popullore
buron nga kultura e përgjithshme e popullit dhe në realitet
konsiderohet biografia e një populli, nga trungu, fisi dhe gjaku, nga
dyndjet e tyre, prejardhja dhe vendosja në monopate të kësaj toke që
në shekuj është quajtur ILIRIDË ! Prandaj edhe jeta e çegranasve
është e lidhur me realitetin e jetës së popullit dhe reflekton jetën
shoqërore dhe kulturore, me të gjitha zhvillimet dhe metodën e punës
, të jetuarit të tij, me natyrën dhe bindjet fetare e njerëzore ku jeton
me bashkinë e tyre në shoqëri.
… Edhe tregimet dhe legjendat popullore janë burimet konkrete më të
vjetra, më fondamentale dhe njëkohësisht më të pasura që ekzistojnë
në çdo vend. Këto vepra flasin në lidhje me idealet, bindjet, zakonet
dhe traditat e një populli. Shqiptarët, duke marrë parasysh faktin se
gjatë shumë shekujve Shqipëria si tokë e bekuar nga Perëndia, ka
qenë si një corridor i mahnitshëm nga i cili kanë kaluar shumë
filosofë e shkrimtarë, burra shteti e luftërash si Bajroni, Edith Duhram
etj. si dhe popuj të ndryshëm të më hershëm dhe të më vonshëm.
Andaj vendi ynë posedon një letërsi të pasur gojore dhe gojëdhënash.
Në librin “Tregimet vjetra dhe legjendat shqiptare” prezantohet
letërsinë gojore shqiptare në shekuj dhe nëse njihemi më shumë me
këtë thesar të pasur kulturor, do e kemi të qartë se në çfarë rrjedhash
jemi. Letërsia gojore që për fat të mirë një pjesë e madhe e saj është
shkruar, përfshinë lloje të ndryshme si shembujt, proverbat, fabulat,
këngët folklorike, tregimet, transmetimet dhe elegjitë, si dhe tregimet
epike dhe kreshnike, që nga kohërat para Rilindasve dhe më pas. Aty
theksohen më shumë në aspektin si mësime morale dhe shoqërore të
kulturës sonë. Por, paralelisht aty kemi të bëjmë me qasjen e bukur
rreth tregimetve dhe legjendave të bukura shqiptare të letërsisë sonë
popullore në përgjithësi…dhe do të paraqesim pozitën botërore të
këtij lloji të letërsisë dhe ndikimin e saj mbi letërsinë botërore.
***
Për ta kuptuar të kaluarën e shqiptarëve si popull, rracë e komb,
duhet t’u qasemi disa fakteve historike, gjenealogjike, socialantropologjike, onomastike dhe arkeologjike, duke e trajtuar dhe
ndarë këto çështje në vazhdën e epokave dhe të kohëve të zhvillimit
të njerëzimit në përgjithësi dhe të albano-pellazgo-shqiptarëve në
veçanti sipas kushteve natyrore dhe shoqërore. Madje, duke u bazuar
edhe në mori kërkimesh shkencore në shkrimet e shumta nga antika e
hershme e deri më sot, ku direkt ose indirekt shihet e kaluara e të
folurit dhe kultura iliro-shqiptare ose edhe më herët nga etapat e
zhvillimit të njerëzimit apo rracave njerëzore nga kohërat albanopellazgëve… Këtu, mbi të gjitha do të bëjmë një shtjellim nga
shkrimet e hershme të Homerit, Herodotit dhe të filozofëve e
shkencëtarëve antik me në krye Platoni, i cili mori mësime në
tempullin e Thotit në Egjipt dhe të Aristotelit e shumë të tjerë, ku,
nëpërmjet shkrimeve të tyre, hasim në shumë fjalë e shprehje, si dhe
në homonime, patronime, etnonime, toponime, hidronime që janë
përdorur në gjuhët e atëhershme të shkruara, prej nga na japin të
kuptojmë se ata janë emra dhe fjalë të gurrës albano-pellazgo dhe
iliro-dardane shqiptare të shqipes së sotme, duke përfshirë këtu edhe
shkrimet epigrafike nëpër gurë, të deshifruara dhe shpjeguara me anë
të gjuhës sonë të bukur, të larmishme dhe të lashtë.
Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të
burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës
parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në
periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm
nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në
viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore
trakasit, në anët jugore grekët… Por, duke lënë mënjanë përhapjen e
tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që
nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër
brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug,
qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e
sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e
Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të
Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë
gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore. Në lindje
fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në
Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej
Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme.
Nga këto dhe nga elemente të tjera, jo vetëm që e kuptojmë të folurit
e gjuhës së lashtë shqipe të rrënjës ilire ose albano-pellazge, por duke
u përpjekur të jap një pasqyrë të përdorimit të fenomeneve dhe
shpjegim të çështjeve contemplative të aspekteve me të cilat ka
shkruar e shpreh edhe Homeri dhe filozofë të tjerë, duke bërë
persiatje këtu edhe rreth Trojës e Akilit, rreth shprehjeve dhe të folurit
e lashtësisë në lidhshmëri me rracën dhe trungul iliro-pellazg dhe
iliro-dardan të shqipes…
Në kohën e bronzit, bie fjala, fiset iliro-albane dhe dardane që nga
koha e Zeusit, i cili vuri themelet e shtetit duke i shndërruar rregullat
tradicionale në kode juridike të pashkruara, të cilave u janë përmbajtur
rreptësisht. Madje edhe duke shpjeguar se si është formuar emri
Pellazg ose iliro- alban. Sipas shembullit të mbretërisë së Zeusit, me
seli në Dodonë, në mbretëritë e vogla pellazge, ku sundonin më
shumë pjella zeusiane, ata i mbikëqyrte vetë Zeusi. Me këtë, ai u quajt
zot suprem i pellazgëve, që në realitet ai ka luajtur rolin e Perandorit
të pellazgëve në kushtet e atëhershme.
Në kohën zeusiane rol të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës
pellazge ka luajtur LOGU si vend tubimi të njerëzve për përhapjen e
diturive dhe për zgjedhjen e shumë problemeve në qarqe dhe në nivele
të ndryshme në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike te pellazgët.
Megjithaë, fillimisht vlenë të theksojmë se në këto kushte vetë arsyeja
e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton
në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së
paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në
teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në
mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut
dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire.
Këtu, me këtë rast, siç ceka edhe më lartë do t’u qasemi edhe fakteve
nga ky aspekt që na jep edhe Homeri në epet e tij “Iliada” dhe
“Odiseja”:
Në kaptinën e tretë shkurtimisht bëhet fjalë për formimin e emrit
Shqiptar, si emër që i trashëgon emrat Alban dhe Pellazg, prej nga në
shekullin e kaluar u formua shteti që botërisht u quajt Albania dhe
populli i saj u quajt Alban, por që vetë shqiptarët shtetin e tyre e
quajtën Shqipëri dhe vetë populli u quajt shqiptar. Ose, shikuar nga
aspekti gjeografik, përfshihen Dardania, Epiri, Iliria, Kreta etj.
Si kulm i zhvillimit të kulturës albnano-pellazge është se nga logjet si
veprime për mësim dhe për punë praktike, kalon në logjikë si teori
filozofike, e cila nga Aristoteli bëhet bazë për themelimin e
shkencave. Në fund, bëhet fjalë edhe për rolin e pellazgo-shqiptarëve
në përhapjen e krishterimit, si besim në një Zot. Perandori romak
Konstatini i Madh, me prejardhje dardane, e zyrtarizoi krishterimin
dhe u përhap në krejt perandorin romake. Për përhapjen e krishterimit
ka kontribuar shumë edhe perandori bizantin, Justiniani i Parë, i cili ka
qenë Dardan i lindur në rrethinën e Shkupit.
Në këtë studim është dëshmuar se ilirët janë popull që kanë jetuar në
Ballkanin perëndimor, por, në kohën e sundimit të perandorëve të
Romës dhe të Bizantit me prejardhje ilire dhe dardane, me emrin Iliri
e kanë emëruar Prefekturën e Selanikut dhe të Justiniana Primës
(Shkupit). Emri i prefekturave Ilirikum ka qenë emër gjeografik i
territorit të shtrirë nga Danubi e deri në Kretë, ku janë përfshirë përveç
ilirëve edhe të gjithë popujt pellazg të Ballkanit.
***
… Gjeopolitologu grek Dhimitris, ka ngritur alarmin në shtetin helen
duke treguar sipas tij, planin amerikan për copëtimin e Greqisë dhe
krijimin e Shqipërisë etnike me një Thraki të re, gjegjësisht nga
ndarja e Greqisë dhe Bullgarisë. Sipas fakteve historike janë duke u
shpalosur planet amerikane për Ballkanin.Madje,duke iu referuar
hartave të realizuar strategjike nga vetë CIA amerikane, thuhet se së
shpejti do të bëhet Shqipëria e Madhe e cila do të përfshijë Epirin e
Greqisë (Çamërinë me gjithë Janinën sotme) dhe gjysmën e
Maqedonisë deri në Shkup. Kjo do të jetë sipas gjasave faktike, e
domosdoshme, për fatin ballkanik, e tërë kjo do të jetë Shqipëria e
vërtetë!) Është plani i 1897. Diçka me shumë rëndësi. Amerika do të
kontrollojë Egjeun, duke pasur një kanal si ai i Panamasë ose i
Suezit… Që të arrihet kjo duhet që të kenë bashkëpunimin e Greqisë
dhe Turqisë. Roli i Amerikës është që Turqia të marrë 12 miljet dhe në
këmbim të ketë një shfrytëzim të përbashkët të Egjeut mes Greqisë dhe
Turqisë dhe të pranojnë këtë kanal. Ky kanal, mund t’i përkasë të dy
shteteve, por nën çadrën e Amerikës. Amerika ka vendosur që Kreta të
bëhet e Pavarur sepse është në Mesdhe dhe duan ndarje. Pra do kemi
kalimin nga Gjibraltari, Malta, Kretë, Qipro dhe Izrael. Ky zinxhir
domethënës është fenomeni i strategjisë amerikane për Ballkanin ku
si bazë ushatarke kundër Rusisë do i shërbejë me doemosdoshmëri
bregdeti i Shqipërisë me Çamërinë e bashkuar gjer në Ulqin dhe
Tivar, brez ku shtrihen tokat etnike shqiptare, që kanë historinë,
gjuhën, kulturën dhe rracën e vetë të veçantë
***
… Kur je larg njerëzve dhe vendit që ke dashur më shumë, edhe
jeta është si deti me valë, e bukur dhe e stuhishme, por ndien më
shumë mallë dhe obligim për ta. Edhe unë tashmë, i burgosur në
kazamatet e Zenicës në Bosne dhe i dënuar në process të montuar,
prej disa vitesh gjendem larg vendlindjes dhe njerëzve të mi të
dashur, shumëherë kujtime të shumta vinë e më mbulojnë për ato
që më mungojnë aq shumë. Nganjëherë mendimet vijnë si vale
deti, duke u gërshetuar edhe me ato gjëra që kanë të bëjnë me
pasardhësit tanë, për trungun, rrënjën dhe gjenezën e fisit tim
Muje, të vendlindjes sime Çegranit si vendbanim që ka historinë e
vetë, legjendat dhe gojëdhënat e saj në shekuj. Për vendin e të
parëve dhe të bashkfshatrëve të mi, duke u lënë këto shënime
breznive të reja që vijnë dhe të cilët janë daktis në shtigje gurbeti
nëpër meridianet e shteteve të Europës Perënfimore, bile edhe
andej detit në Amerikë! Dhe pyes me vete: vallë, do të jenë ata në
gjendje të njohin mirë prejardhjen dhe origjinën e të parëve të
tyre kudo që ata të jenë? A do të kenë interesim të mjaftueshëm
t’ua transmetojnë të dhënat për origjinën e fisit apo llagëpit që
ata i takojnë (në se për vete do ta kenë të qartë), t’ua spjegojnë
fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve , mbesave dhe stërmbesave,
pasardhësve të tyre. A do të kenë ata njohuri dhe të njohin
njerëzit që i kanë kushërinjë të tyre, ose të kujtojnë emrat e
xhaxhallarëve të tyre të ndonji brezi më të largët, edhe kur ata
mund të kenë qenë kushërinj të brezit të parë ose të dytë nga
gjyshi e stërgjyshi i tyre. Sigurisht, këtë e them nga fakti, duke
menduar shpeshherë se mos kjo mund të ndodhë edhe tek
pasardhësit tanë, aq më tepër në kushtet e një emigracioni të
madh që ka përfshirë jo vetëm Çegranin dhe fshatrat për rreth,
por gjetiu trojet tona ku jetojnë shqiptarët hallexhinj dhe të
vuajtur, duke mbajt në shpinë plagët shekullore të gurbetit si një
gur i rëndë Sizifi .
Duke u nisur nga këto ide dhe mendime, që kur isha në qelitë
skëterë të burgjeve jugosllave në Bosne, ndërmora me vetën time
këtë nismë që sapo të dilja në dritë të diellit, të bëja hulumtime,
duke grumbulluar të dhënat kryesore për gjenezën e fisit tim dhe
të mëhallave të Çegranit në veçanti.
Nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të paraqitur një material
më voluminous dhe plotësisht të saktë e pa gabime,por po
përpiqem të shpalos kujtesën time rreth atyre gjërave që unë kam
dëgjuar nga goja e më të moshuarve rreth trungut dhe origjinës
së fisit, apo formimin e fshatit si vendbanim, duke anketuar e
konsultuar më të moshuarit e fshatit si Ramadan Islam Ramën,
Baki Lokun, haxhi Sadin Polin, Shemë Biçakun, Qemal Ametin,
Kasam hxhi Las Hasipin, haxhi Shaban Beshirin, Amet dhe
Xhemail Emshiun, Sefë Peçin, gjyshi im haxhi Neim Sulë Muja,
haxhi Rushan e haxhi Rauf Rexhepin, Ismet Lapen, Elmaz Metën,
Ipë Durmish Likën,Jusuf Brahimin, haxhi Hisni Rufatin, Xhezmi
Komen, Xhemë Saliun, haxhi Sadin Dervishin, Hashimi i
Hoxhollare dhe shumë të tjerë. Rrëfimet e tyre ishin të gjata,
interesante dhe të thukëta, në pjesë të madhe të bazuara nga
gojëdhënat e përcjella brez pas brezi… Po ashtu po u drejtohem
kujtimeve të mia të moshës së fëmijërisë e rinisë sime të hershme,
të bisedave me gjyshen time, madje bisedat tek stanet me hallën
Shaje etj. Jam i sigurtë se po të kisha ndërmarrë këtë nismë këtu e
35 vite më parë, do të kisha pasur më shumë mundësi për të
shfrytëzuar të dhëna gojore me shumë vlerë e më të sakta të
grumbulluara edhe nga pleqë të tjerë të cilët unë i mbaj mend
edhe sot.
…Njerëzit janë mësuar prej shekujsh me hartat dhe leximin e tyre,
harta shtetesh dhe popujsh, harta historike, para dhe pas kohë së
pashallarëve … Erdhën dhe vajtën regjime qeverishë, ishin gotët,
ilirët, erdhën dhe shkuan sulltanë e mbretëri, krajla e e cara, sisteme
komuniste e kominterniste, gjithëfarësh. Dhe, me shtimin e dijenive,
njerëzit mësojnë se ka harta të vjetra dhe të reja, në të cilat disa nga
emërtimet mungojnë ose janë zëvendësuar me të tjera. Kjo është e
njohur dhe e shpjegueshme, si pasojë e zhvillimeve të historisë,
kryesisht, të luftërave dhe shpërnguljeve. Kur viset e populluara
zbrazen nga gjindja e vet njerëzore, letërsia dhe arti janë të fundit që
i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të
heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, të
logu i vjetër.
Atje ku ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku të tjerët i ndal
shenja e kufirit të ri, traktatet ose rendi i ri i botës…. Çamëria bën
pjesë në një nga hartat më të dhimbshme të Europës, atë që ka
njohur shpërnguljen. Prandaj edhe qëllimi im ka qënë që nëpërmjet
këtij punimi të përmend një pjesë të gjëmave, mjerimeve, vuajtjeve
dhe pësimeve të rracës, trungut dhe rrënjës së të parëve të mi, duke
mos anashkaluar këtu as atdhedashurinë, burrërinë dhe lavdinë e
tyre, që edhe pse në kushte e rrethana pa krahasim të tmerrshme,
mbrojtën me vetmohim shembullor, përkatësinë e vet kombëtare,
vatrat e veta amtare dhe trojet e tyre stërgjyshore, duke kujtuar
gjithandej edhe varret e djegura nga hordhitë; me mirëra burra të
rënë nëpër beteja apo të masakruar nga banda kriminale greke.Por,
që në kujtesë brezash mbetet histori e kaluara e dhimbëshme dhe
tragjike e që jep mesazhe dhe troket shumë fort në ndërgjegjen e
trazuar të fqinjëve tanë të Jugut. Janë kujtime dhe rrëfime që flasin
mbi trishtimet dhe tmerret e papara, plagë shekullore që ende
pikojnë gjak të zhuritur nga viktimat e pafajshme çame…
***
(…Gjeneza dhe origjina e gjakut dhe fisit tim Muje ka histori të
lashtë !… Megjithëse nuk është fare lehtë të zbërthehet dhe
shkruhet rreth gjenealogjisë dhe rrënjës , e më pas edhe degët e
këtij Trungu kaq të stërlashtë të familjes nga e kam edhe unë
prejardhjen, ose të gërshetohet e tërë ajo histori e mëhallave të
tjera të cilat me shekuj janë vendos në Çegran, që në kohërat
feudale,ose të periudhës së skllavopronarit Sinan Dragaliut, nuk
është lehtë të rikonstruohen ato rrënjë dhe degët e brezave të
hershëm që vijnë si trashëgimtarë, ajo është e njëjtë sikurse
ndërtimi i një mozaiku,apo edhe mungesa e një pjese e po atij
mozaiku të larmishëm që të shpie në vështërsi dhe etapa të
ndryshme kohe për kompletimin e një skeme më të gjërë dhe më
komplete studimesh etnologjike dhe antropologjike, apo
vazhdimin e plotësimit të tyre si një kompleks i tërësishëm
historik të rrënjës shqiptare të këtyre anëve në përgjithësi)!
Sipas burimeve dhe gjurmimeve që kam bërë disa vite me rradhë.
Si dhe pohimet e gojdhënave të pleqëve,mbi gjurmët dhe traditat
e vjetra, mbi çështjet e prejardhjes dhe etnisë së fiseve dhe
mëhallave të Çegranit, nga të cilët kam mbledhur fakte dhe duke
bërë hulumtime, studime logjike të shëndosha , shprehin qartë e
saktë dhe bukur të vërtetën historike se në “lisin fisnor” shumë
shekullor të Mujeve që nga rrënjet tek trungu, degët dhe degëzat
e tij gjithmonë ka rrjedhur gjak i pastër shqiptar, dhe këtë me
xhelozi e ruajni fisi mbarë me tradita , vese e zakone, kulturën
dhe folklorin e tyre, me dasma e festa motmoti, por që kurrë nuk
martohen mes vejti, edhepse tanimë janë të shpërdarë breza mjaft
të largët të fisit prej stërniprish e stërmbesash… Dhe, kjo vijë, e
cila vlenë edhe për morinë e mëhallave të tjera në Çegran,
dëshmon se vija gjenealogjike i ka rrënjët thellë dhe që vazhdon
më pas sipas brezave dhe trashëdimtarëve të tyre që vijnë në vite,
dekada e shekuj!
Nga gojëdhëna, legjenda dhe rrëfime të ndryshme nga pleqët të
përcjellura brez pas brezi sipas traditës gojore thuhet se Mujet
e kanë prejardhjen nga trungu i fisit Proj të Çamërisë me
prejardhje që nga viti 1416 dhe që shpëngulen nga zollumet
ortodokse ruso-greko-sllave dhe vendosen në krahinën e Lurës
dhe Matit që kanë qënë vende nën principatën e Kastriotëve.
Lidhur me këtë mund të bëjmë një vështrim edhe nga pikëpamja
e pemës gjenealogjike të këtij fisi, i cili nis të veçohet gati 6
shekuj më pare, me ardhjen dhe vendosjen e tyre në Çegran.
Historia e origjinës
Për historinë dhe prejardhjen të çegranasve, janë zhvilluar diskutime
të ndryshme dhe vazhdojnë edhe në ditët e sotme.Por, mendohet se
këta banorë dhe mëhalla, gjegjësisht janë vendosur këtu që para
dyndjeve të kohërave të Luftërave Ballkanike ose sipas disa
mendime që kanë, kjo popullatë këtu është vendosur që nga shekulli
XI,dhe sidomos pas shkapërderdhjes serbosllave dhe bullgare nëpër
vendet malore të Ballkanit perëndimor, dhe shumë vende e toponime
janë emëruar nga sllavët . Sipas këndvështrimit të historianit bullgar J.
Ivanov, deri në fund të shekullit XII, Gostivari i cili ka qënë vetëm
pak shtëpi dhe Tetova në Pollogun e Poshtëm përreth janë formuar
disa fshatra dhe vendbanimet të banuara nga një popullatë sllavobullgare, siç kanë qënë Leshka, Rataja, Jegunovca, Çifliku, Miletina ,
Radiovca, Tenova, Stençja, Vollkovia, Tumçevishti, Pozharani etj.
por që nga banorët vendas më të hershëm të këtyre vendbanimeve
kanë jetuar shqiptarë të krishterë, andaj edhe shumica e fiseve janë
emra shqip dhe nuk ngjasojnë me emra sllavë. Ose kemi psh. një fis
,,maqedonas,, që quhen Mata, Mate-vski, të cilët janë shqiptar me
prejardhje nga Mati . Por që kemi edhe fise të tjera të krishtere
shqiptare të anës së Rekës dhe Zhupës të cilët janë sllavizuar, sidomos
gjatë kohës së sistemit komunist jugosllav. Apo edhe ata të anës së
Gorës së Prizrenit, nga e kanë fisi GORA prejardhjen në Çegran që
nga shekulli i xVII .të cilët erdhën nga andej si malësor dhe në Çegran
u shkrinë me popullatën bujqësore të kësaj ane…
Unë do të paraqes fshatin tim të lindjes, edhe atë prej sa kam mundur
të gjejë të dhëna për TRUNGUN e fisit tim, fillimisht të shpërngulur
nga Çamëria e lashtë dhe janë vendosur në rrëza kodrash të Matit dhe
Dibrës, pikërisht aty ku themelojnë fshatin e quajtur Sejdoll, sipas
emrit të plakut Sejdë… Madje sërish shpërngulje nga Sejdolli para
Luftërave Ballkanike dhe dukë u vëndosur përfundimishtë në pllajat
ku sot gjendet Çegrani me mëse 2100 shtëpi etnikisht të pastër
shqiptar, duke gjurmuar dhe analizuar gojëdhëna , legjenda e fakte
rrëfimesh nga më pleqët, edhe atë që nga viti 1981 të shekullit të
kaluar e gjer në vitin 2018, duke grumbulluar e shkruar material të
ndryshme të kësaj natyre.
…Diku buzë Fushës së Pollogut, bri ograjeve dhe Vardarit
lakadredhës, rrëzë Malit të Thatë ku duken disa kodra që zbresin
si suka shullerësh gjer poshtë në brezin e gjërë të ledinave,
gjendet Çegrani, një fshat tanimë mjaft madh me shtëpi të
bukura të tipit modern dhe me banorë të vyeshëm.Fshati ka
formën e zgjatur , i ndarë pothuajse në distancë të barabartë nga
dy anët e rrugës kryesore që kalon për mes fshatit, duke e ndarë
në dy pjesë, në dy krah, e që kufizojnë në anën lindore me sukat
e Malit të Thatë dhe fshatin Koritë, në atë jugore me fshatin
Forinë, nja 6 km në verilindje të Gostivarit, kurse nga perëndimi,
siç kam theksuar , me arat e mbjellura të fushës gjer në fshatrat e
Sharrit… Në veri kufizohet me pllaja rudine të fshatrave Stençe
dhe Vollkovi, ku jetojnë banorët sllav të krishterë.
***
Çështja e gjenezës dhe prejarrdhjes së fisit, formimit të
patronimeve (mbiemrave dhe emrave) familjarë ose të
mëhallave në Çegran, janë në kontinuitet me kohën dhe
shekujt… Dhe, të shkruash për Etnogjenezën e këtij vendbanimi
me histori të lashtë dhe të bujshme , ose të shkruaj për trungun
dhe rrënjën e Fisit tim MUJE, nuk është e lehtë, pasi duhet të
“gërmosh” thellë në rrënjët autoktone edhe nga pikpamjet
antropologjike, historike dhe etnologjike iliro- shqiptare të
origjinës mbi dymijëvjeçare të krahinës famëmadhe të Çamërisë
që Perëndia e ka vendosur si një brez të gjërë me pllaja e ara të
buta ku rriten ullinj e luledielli, e prej nga i kanë fijet dhe rrënjët
trungu i fisit tim, të shpërnguluar nga andej duke ikur nga terori
dhe dhuna që u bëhej shqiptarëve në këto treva nga hordhitë
gjakatare ruso-greke. Egzodet ishin të mëdha, shumë fise dhe ordi
shqiptare morrën arratinë, disa edhe andej detit duke gjet strehim
në shtigjet e Gadishullit Apenin, në Sicili… Duke u kalamendur
në ikje me trasta në krah, dhe me djepa fëmijësh nënat duke i
mbajtur nën sjetull, pas stuhishë e rrëmetesh të viteve 1446 dhe
prej shekujsh, ikën edhe fisi im, me rrënjë çame, duke u vendosur
kështu në anët e Matit dhe Lurës… Aty jetuan afro tre shekuj,
dhe më pas, nga dindjet dhe egzode të tjera që u bën ndaj
shqiptarëve të krahinave nga terori dhe djegjet kriminale sllave,
ikin edhe nga një hakmarrje gjaku, duke u vendosur në rrënzat
e Malit të Thatë buzë Vardarit lakadredhës ku tej shtrihet Fusha
e Pollogut , pamëdyshje, tokë pjellore…e Shqipërisë Etnike me
një Komb dhe një flamur! Dhe, në fundin e kësaj hyrjeje mund të
them: se, brezat e ardhshëm si misionarë të fisit, duhet të
angazhohen edhe më tej me punën e tyre rreth gjenealogjisë së
rrënjës, trungut dhe brezave që vijnë të fisit që i takojnë. Kjo,
padyshim, është punë e hyjnishme që e do edhe Perëndia !
( vijon )