Eden Hazard është gjithmonë e më pranë Realit. Ditët e fundit në median britanike “Telegraph” qarkullon lajmi se Çelsi ka marrë parasysh që në fund të sezonit mund të shesë belgun. Kështu londinezët kanë vendosur një çmim për madrilenët e Realit, nëse duan të bëjnë të tyrin 28-vjeçarin.

Hazard

112 milionë euro duhet që të derdhen në arkat e skuadrës së Sarit, që Hazard t’i bashkohet kampionëve të Europës dhe të Botës. Por, ka vetëm një kusht që transferimi nuk mund të behet pa mbaruar sezoni.

Pra, shohim që një seri e re është hapur tek kjo “telenovelë”, që po ndiqet me vëmendje nga të gjitha palët. Një arsye më shumë për të besuar që ky transferim do të bëhet është dhe fakti se Çelsi ka blerë Pulisiç, nga Dortmundi për 64 milionë euro.

Amerikani ka pothuajse të njëjtin rol si Hazard në fushë dhe të njëjtat cilësi si fizike dhe tekniko-taktiko. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një transferim apo janë thjesht zëra merkatoje.

Loading...