Pankina e Solarit është duke u dridhur. Në këto momente ndoshta argjentinasi nuk është më trajner i Realit të Madridit.

Të paktën kështu mendojnë bastet në Angli, të cilat e kanë ulur ndjeshëm shifrën e kuotimit të një kalimi të mundshëm të Jose Mourinhos në stolin madrilen.

Florentino Perez e vlerëson shumë “Special One”, pavarësisht se me të në krye nuk arriti të fitonte Ligën e Kampioneve.

Pavarësisht se tifozët nuk janë të bindur për rikthimin e portugezit, numri një i klubit do të ishte gati ta afronte menjëherë në krye të stolit madrilen.

Koeficienti i këtij basti është 2.5, pra shumë i mundshëm. Ai rritet kur bëhet fjalë për një ndryshim të mundshëm në merkaton e janarit. Kalimi i portugezit në këtë merkato kuotohet me 7.