Nëse i zbatoni këto pesë këshilla, ka shanse që një grua t’ju respektojë dhe t’ju dojë:

Tregohuni i qëndrueshëm me fjalët:

Nuk mundet t’i thoni të dashurës se e doni në një moment dhe pastaj ta quani “ku*vë” kur jeni i inatosur, dhe në fund të prisni prej saj që të ndihet e sigurt me ju.

Fjalët tuaja kanë fuqi ta ulin atë moralisht ose ta ngrenë në qiell. Në vazhdimësi duhet të komunikoni me të duke i bërë të ditur sa e rëndësishme është, se është e vetmja për ju dhe që nuk ju intereson askush tjetër por dashuroni vetëm atë. Ndihmojeni të ndihet e qetë dhe e mbrojtur me fjalët tuaja, tregohuni i sjellshëm dhe tregojini ngrohtësi, edhe kur jeni i nevrikosur.

Tregohuni i qëndrueshëm në të dëgjuar

Komunikimi shkon në dy krahë; e folur dhe e dëgjuar. Nëse partnerja juaj kupton se ju nuk e dëgjoni, atëherë ajo do të ndihet e pasigurt. Të dëgjosh, është një akt që tregon dashuri. Prandaj, të dëgjosh, të dëgjosh vërtet, pa gjykuar dhe pa vetëmbrojtje kërkon kurajë.

Winston Churchill ka thënë: “Kurajë është të ngrihesh dhe të flasësh; por edhe të ulesh dhe të dëgjosh.”Tregohuni i qëndrueshëm në veprimet tuajaPo, fjalët janë të rëndësishme, por nëse ato nuk shoqërohen me vepra, atëherë ju do ta helmoni besimin.

Besimi është baza për siguri. Siguria krijohet kur ajo që thoni dhe ajo që veproni janë në të njëjtën linjë.

Dhe kur premtimet ndiqen nga veprimet! Nuk mundet, për shembull, të thoni se do të jeni në shtëpi në 6:00 dhe të vini në 8:30, duke pritur që ajo të ketë dëshirë të hidhet në shtrat me ju. Qëndrueshmëria me të, tregon gjithashtu se nuk po i fshihni asgjë. Mos i fshihni SMS, email-et apo detaje nga dita juaj.

Edhe nëse e dini që do inatoset kur t’ia tregoni!

Tregohuni i qëndrueshëm me të vërtetën

E vërteta është virtyti dhe vlera juaj. Nëse ju ndryshoni versionin e të vërtetës, rrezikoni të thyeni besimin e saj përgjithmonë. Nëse ajo sheh që i thoni një gënjeshtër të bardhë mamasë suaj, ajo do të kuptojë se një ditë do ta gënjeni edhe atë në të njëjtën mënyrë.

Nëse ajo sheh se po tregoheni i ligë me punonjësin e check-in-t, do të mendojë se të njëjtën gjë do të bëni edhe me të. E vërteta është se fjala juaj është thelbi i gjithë vlerave tuaja.

Tregohuni i qëndrueshëm me të vërtetën tuaj, dhe ajo do ju shohë si një njeri tek i cili mund të mbështetet.

Tregohuni i qëndrueshëm me angazhimin tuaj me të

Edhe nëse ky angazhim përkon me nevojat e saj, ajo do t’ju respektojë nëse jeni konsistent me të.

Për shembull; nëse keni marrë një angazhim që shkon kundër nevojave të saj, gjithsesi mos ndryshoni planet: do të humbni respektin e saj! Të ndërtosh besim dhe siguri emocionale përmes qëndrueshmërisë së fjalëve, dëgjimit, veprave dhe të vërtetës do ta përmirësojë ndjeshëm cilësinë e marrëdhënies dhe të jetës tuaj seksuale.

Loading...