Një delegacion i kryesuar nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, sot ka qëndruar për vizitë në Gostivar, me çrast janë takuar me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në Gostivar dhe i restaurimit të objekteve nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku në Gostivar kanë filluar të restaurohen dhjetë objekte të vjetra, ndërsa Ministria për Kulturë për këtë projekt ka ndarë 10 milion denarë. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi vizitoi edhe Qendrën Konservuese dhe   Qendrën për Kulturë në Gostivar ku u takua me drejtorin e këtij institucioni, Adnan Fejzullai. Palët respektive më pas kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve të restaurimit të disa objekteve në pjesën qendrore të qytetit aty ku sekretari Shehapi ofroi përkrahjen financiare edhe për restaurimin e objekteve të tjera me vlerë kulturor – historike të Gostivarit.  I ndodhur në vendngjarje, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë nisjen e punimeve për restaurimin e objekteve me vlerë për Gostivarin, për të cilat siç tha Bejta, ia shtojnë bukurinë Gostivarit. “Ne kemi një bashkëpunium të shkëlqyer me pushtetin qendrorë dhe falemenderojmë Sekteratin Shehapi për vizitën dhe mundësimin e këtyre investimeve të cilat e zbukurojnë edhe më shumë qytetin tonë” . tha Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzta Bejta. Drejtori i Qendrës Konservuese të Gostivarit, Adnan Fejzullai bëri me dije se gjatë vitit të ardhshëm, pos këtyre dhjetë fasadave janë paraparë të risturohen edhe pesë fasada tjera, për të cilat tanimë ka marrë mbështetje nga Ministria e Kulturës. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, ka vizituar edhe Qendrën për Kulturë në Gostivar, me çrast është takuar me drejtorin Luan Zenki. Ata janë dakorduar se kultura është një ndër prioritet më kryesore të angazhimit të tyre, ndaj është paralajmëruar përkrahje edhe më e madhe për Gostivarin si qytet.