Nexhmedin Spahiu

Përse Kosova nuk po arrinë të çlirohet nga klanet e krimit? Problemi është te vlerat tona morale, si shoqëri. Problemi eshte se në Kosovë nuk është i definuar patriotizmi. Shumicës së qytetarëve të Kosovës, u mungon gatishmëria e sakrificës dhe ndjenja e patriotizmit, për të luftuar të keqën. Madje, edhe atyre që nuk u mungon gatishmëria për sakrificë, shkojnë e sakrifikohen në Siri e Irak, dhe jo për vendin e vet. Kjo edhe ngase nuk çmohet sakrifica tek ne.

Sa e çmojmë Adem Demaçin?

Për një opinion të tij njerezor, që mund të mos jetë i drejtë apo i dobishëm, apo se thjeshtë nuk na pelqen, jemi në gjendje t’ia mohojme 28 vite burg. Një pjesë tjetër e qytetarëve që janë edhe patriotë edhe të sakrificës, nuk bejnë hajr, ngase thjeshtë janë të padijshem, dhe i manifestojnë këto vlera, aty ku nuk duhet dhe për atë cfarë nuk duhet. Starti i mëkëmbjes së Kosovës, duhet të jetë zgjedhja e një presidenti të Kosovës, që është patriot, sakrifikues, largpamës, trim, i vendosur, i përgjegjshem, i drejtë, i përkushtuar, energjik dhe që është i hapur për ide të tjerëve,e por që nuk i mungojnë idetë e veta.
Këto duhet të jenë kushtet e “konkursit”, për president të Kosovës, e më pas duhet të zhvillohet debati se kush nga kandidatët i plotëson më shumë këto kushte.

Loading...