Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Arbër Zeneli. Mesfushori 23-vjeçar ka zgjuar interesin e gjigantëve të Çelsit dhe pëlqehet nga trajneri Sarri. Zeneli aktualisht është pjesë e Herenvenit në Holandë, teksa po kalon një moment mjaft të mirë.

zeneli

Në pjesën e parë të sezonit mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte 4 gola dhe regjistroi 10 asistime, duke u shndërruar në një lider te skuadra holandeze.

Kosovo vs Albania, Zurich, Switzerland - 29 May 2018

Kësisoj, futbollisti është në listën e dëshirave të klubit anglez, teksa këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit.