Manchester City siguron trofeun e parë sezonal në Angli, pasi mposhti 4-3 me 11-metërsha Chelsea-n në finalen e Kupës së Ligës, ose siç quhet ndryshe Carabao Cup.

120 minutat e kohës së rregullt dhe shtesës përfunduan me rrjeta të paprekura, ndaj për të përcaktuar fituesin futbollistët e të dyja skuadrave do të ekzekutonin penalltitë.

Pikërisht në “ruletën” e 11-metërshave Citizens patën më shumë fat, pasi humbën vetëm një gjuajtje, atë të Leroy Sane, ndërsa blutë e Londrës u “tradhtuan” dy brazilianë, fillimisht nga Jorginho në tentativën e parë dhe më pas nga David Luiz në serinë e katërt.

Penalltia e fundit e shënuar nga Sterling shënoi edhe nisjen e festës për skuadrën e Pep Guardiolës, kampionen në fuqi të Premier League-s.