Të gjithë favoritët kanë fituar në Premierligë, me Liverpoolin që ruan kreun e tabelës dhe Chelsean që e fitoi derbin ndaj Tottenhamit.

Liverpooli, për të cilin Xherdan Shaqiri ishte në stol dhe nuk u aktivizua fare nga Jurgen Klopp, e mundi Watfordit 5:0 në Anfield, duke e ruajtur pozitën e parë në Premierligë.

 

Chelsea i Muarizio Sarrit e ka mposhtur Tottenhamin 2:0 në Stamford Bridge, në derbin e kësaj jave në ligë angleze, duke e bërë edhe më interesante garën për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

 

 

Manchester City, përcjellësi i parë i Liverpoolit, fitoi mezi 1:0 kundër West Hamit në Etihand dhe tani ngel vetëm një pikë larg të kuqve.

 

 

Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer e vazhdon formën e lartë pasi e mundi 3:! Crystal Palacen në udhëtim.