Bukuroshja e familjes Muçiqi Albiona Muçiqi, vajza e dy këngëtarëve të mirënjohur, Nystret Muçiqit dhe Merita Spahiut, ani pse nuk është pjesë e skenës muzikore është në vëmendjen e mediave rozë.

Albiona sjell fotografi të bukura kohë pas kohe, e së fundmi publikoi një fotografi, në të cilën duket shumë tërheqëse.

Albiona është vajza e madhe e Nystretit dhe Meritës, por ata kanë edhe një vajzë tjetër, Enean, e ëmbël sikurse Albiona.

Përderisa, Albatriti ka talent për muzikë edhe Albiona me disa postime ka dëshmuar se ka një zë të veçantë edhe pse nuk e kemi parë me ndonjë projekt.

Familja Muçiqi ishte pjesë e mediave rozë së fundmi, e arsyeja për këtë ishte ardhja në jetë e binjakëve të Albatrit dhe Egzonës, Elias dhe Elardit. Albatriti dhe Egzona kanë edhe një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia./21Medi