Dhjetëra sulmues, disa të panjohur, një i dyshuar kyç i shpallur në kërkim….Hetuesit po përpiqen të identifikojnë dhe të zbulojnë numrin e saktë të pjesëmarrësve dhe bashkëpunëtorëve të sulmit tragjik të 13 nëntorit në Paris që shkaktoi 130 të vdekur dhe rreth 350 të plagosur.

– Abdelhamid Abaaoud –

Organizatori i dyshuar i sulmeve, xhihadisti më famëkeq me kombësi belgo-marokene i moshës 28 vjeçare, i cilësuar me nofkën Abou Omar al-Baljiki (belgu) ka lindur në Molenbeek, në një komunë të Brukselit. Ai u vra të mërkurën gjatë një kontrolli policor në apartamentin e tij në Saint-Denis.

Qeveria e ka cilësuar si “trurin” e masakrës së 13 nëntorit, i përfshirë në katër nga gjashtë atentate të parandaluara në Francë që nga pranvera e këtij viti.

I dënuar në Belgjikë për shkelje të ligjit deri në 20 vite burg, Abaaoud kishte shkuar në Siri në vitin 2013. Ai ka mbërritur në Francë duke i shpëtuar zbulimit të shërbimeve sekrete evropiane.

– Salah Abdeslam –

Ky shtetas 26 vjeç, i lindur dhe banues në Bruksel, ka marrë me qera një makinë të markës Polo në Bataclan dhe një Clio, por kishte rezervuar gjithashtu disa dhoma në një hotel për ti përdorur para atentateve.
Hetuesit kanë përcaktuar se ai ndodhej në ndarjen administrative numër 18-të në Paris mbrëmjen e sulmeve. Pasi në atë zonë është gjetur makina Clio. Ata po përpiqen të zbulojnë me saktësi nëse ai i ka përcjellë kamikazët në stadiumin e Francës dhe nëse ishte i ngarkuar për një tjetër sulm në këtë zonë, cituar në pretendimin e grupit të Shtetit Islamik, por ky sulm fatmirësisht nuk ndodhi.

– Bataklan –

Tre persona që dolën nga një makinë e tipit Polo të armatosur rëndë, bëjnë masakër në sallën e koncerteve. Personi i parë pikaset nga policia para se të vetësakrifikohet nga shpëthimi i një rripi me ekzploziv, dy të tjerët u vetësakrifikuan gjatë sulmit të policisë.

– OMAR ISMAÏL MOSTEFAÏ

Ky shtetas francez 29 vjeç, i lindur në periferi të Parisit është dënuar tetë herë nga viti 2004 deri në vitin 2010 por që nuk është burgosur asnjëh erë. I skeduar për radikalizëm që prej vitit 2010, ai ka qëndruar në Siri.

– SAMY AMIMOUR

Ky ish-shofer i linjës së autobusave 28 vjeç, me origjinë nga Drancy, në periferi të Parisit u padit në vitin 2012 në një dosje për terrorizëm. Ai i është bashkuar këtij grupimi në Siri në vitin 2013 ku i është lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar

Një kamikaz i tretë mbetet ende i paidentifikuar.