Iva Aliko është ndër vajzat e reja që nuk ka frikë t’i thotë gjërat troç.

 Ajo flet për herë të parë për historinë që ka me një deputet kosovar.

Edhe pse ai është i martuar, ajo pranon se e shijon kohën me të dhe nuk kërkon ti shkatërrojë familjen. Mesa duket biondja seksi jo pak ngacmime ka marrë edhe nga deputetët shqiptarë, por i ka refuzuar. Idhulli i Ivës vazhdon të mbetet Sali Berisha, për figurën politike që ka, ndërkohë më seksi sipas saj është Lulzim Basha.

“Bëhet fjalë për një deputet kosovar, jo shqiptar. Është fakt tashmë që më ka dhuruar një apartament tek “Komuna Parisit”.  Nuk po bashkëjetojmë, takimet tona janë mes Tiranës dhe Kosovës. Është i martuar, jeton në Kosovë me familjen.  Një miku im që na ka prezantuar para pak kohësh”, ka thënë 23 vjeçarja për ‘Bluetooth’.

Loading...