Shumë herë ka dëshmuar që është njëri ndër aktorët më të mirë në Kosovë.

Është ky aktori i njohur Naser Rafuna, personazhi kryesor i serialit “Çka ka shpija”, i cili është mjaft aktiv me postime të shumta, shkruan “Kosovarja”

E, kësaj here përmes një imazhi që ka hedhur në një story zbulohet këngëtari që ai e preferon.

Naseri ka postuar një instastory, ku shfaqet përkrah këngëtarit të njohur Yll Limanit.

Sigurisht pas kësaj fotografie fshihet një miqësi e fortë mes tyre, e nuk i dihet ndoshta do të pritet edhe ndonjë bashkëpunim mes dyshes. /Kosovarja/

Loading...