Manchester City i ka dërguar një ofertë e cila nuk do të refuzohet, me qëllim që ta josh Messin të braktisë Barcelonën, raporton “Sport”-i spanjoll.

Në raport theksohet se drejtuesit e City-t i kanë thënë Messit se do të fitonte nga 27 milion euro në sezon, që tejkalon kontratën aktuale me kampionët e Europës prej 20 mln euro në sezon.

Te Barcelona janë të bindur se Messi do të refuzonte ofertën, ashtu sic e kishte bëre me PSG dhe Chelsean në të kaluarën. Në anën tjetër, City nuk do ti bëj ofertë zyrtare deri sa nuk merr ndonjë sinjal të qartë se Messi është i gatshëm të pranojë ofertën./lajm

Loading...