4 për qind e njerëzve kanë deklaruar se e kanë dëgjuar një farë zhurme misterioze e të ulët të njohur si Hum, për të cilën ende nuk ka ndonjë shpjegim.
“Sapo i çeli sytë ka një zhurmë pabesueshëm të madhe. Kur askush tjetër nuk e dëgjon, të duket se po çmendesh,” tha Simon Payne, 55 vjeçar nga Cambridgeshire. Payne është një ndër shumë njerëz tjerë që kanë dëgjuar fenomenin global të njohur si Hum.

“E kam ndërruar edhe shtëpinë që të mos e dëgjoja më,” ka shtuar ai.

Hum-i përjetohet si një zhurmë konsistente e ulët në rritje, e ngjashme me atë të një kamioni të madh që ngitet në një parking në afërsi. Dëgjuesit e kësaj zhurme kanë thënë se e kanë dëgjuar në zona urbane – duke i bërë disa njerëz të mendojnë se në fakt, ajo është formë e ndotjes së zhurmës.

Thuhet se simptomat që shkaktojnë janë pagjumësia, kokëdhimbja dhe marramendja. Por, shkaku që burimi i kësaj zhurme ende nuk dihet, edhe simptomat mund të jenë të tjera.

Disa raporte të mëhershme të besueshme të fenomenit nga MB-ja datojnë që nga vitet ’70.

Zhurma të tilla ishin dëgjuar edhe në Prishtinë vite më parë.