Një fshat në Angli është duke vajtuar mbytjen e një pate që shërbeu si maskotë e komunitetit për më shumë se një dekadë. Banorët e Sandon, Essex, Britani, u tmerruan kur pata, e cila kishte jetuar në fshat për 11 vjet, u vra gjatë të shtënave nga një makinë në lëvizje. Raportet thonë se dy persona shtien me armë zjarri ndaj patës derisa e njëjta ishte duke pushuar në pellg lokal.

Pata ishte shumë e dashur për banorët sa që ata e kishin vendosur atë në tabelën mirëpritëse të fshatit.
Gay Ayton, që ka jetuar në Sandon për 20 vjet, ka thënë për “Hertfordshire Mercury” se ky veprim ka qenë i tmerrshëm.
“Është me të vërtetë tronditëse. Shumë fshatarë po ndjehen shumë të mërzitur”, ka thënë ajo.

Policia ka thënë për “The Guardian” se janë duke i hetuar rrethanat rreth mbytjes së patës por duhet të zhvarrosin atë për të konfirmuar të shtënat.
Ndërkohë, fati i patës “Grumpy Gertie” u paraqit edhe në emisionin televiziv “Jeremy Vine Show”, kur një person nga Eastbourne në Sussex shkroi një mesazh dhe ofroi 250,000 sterlina për kapjen e keqbërësve.

Pata është varrosur afër një liqeni të fshatit ndërsa banorët kanë kurora lulesh pranë varrit të saj.

pata2pata1pata_1