Gjatë ditës së sotme Ministria e Kulturës si asnjëherë më parë përkrahë ansamblin shqiptar, teatrot shqiptare dhe kulturën në përgjithësi. Por, kjo ka bërë që shumë media maqedonase dhe nacionalistë të kritikojnë rëndë kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashin dhe ministrin Asaf Ademi.

Kjo ka tmerruar portalet e afërta me VMRO-DPMNE-në, si në gjuhën maqedonase, ashtu edhe në gjuhën shqipe, të cilët kanë filluar një fushatë të koordinuar kundër ministrit të kulturës, Asaf Ademi. Deri sa portalet në gjuhën shqipe të afërta me VMRO-DPMNE-në mundohen ta sulmojnë ministrin Ademi nga këndi shqiptar, mediumet maqedonase vlerësojnë se ministri Ademi po favorizon vetëm kulturën shqiptare.

Mirëpo vërehet qartë se portalet e VMRO-së edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe e kanë dhimbjen e njëjtë, e ajo është se me punën e tij ministri Ademi po demaskon partnerin besnik të VMRO-DPMNE-së, BDI-në, ministrat e së cilës kanë krijuar imazh në opinion se çdo ministër shqiptar duhet të jetë i korruptuar, vlerësojnë analistë shqiptarë. Ademi me punën e tij po tregon se ka edhe shqiptarë që punën e tyre mund ta kryejnë me nder, thonë analistët shqiptarë nga Shkupi. Ky fakt, sipas tyre, po tmerron Vmro-në dhe satelitët e saj shqiptar.

Vetëm kohë më parë nacionalistët maqedonas kanë gjuajtur ministrinë e kulturës, që udhëhiqet nga Asaf Ademi i Lëvizjes Besa me kryetar Afrim Gashi, në shenjë revolte për ndryshimin e emrit.

“Ministria e kulturës është ngjyrosur me ngjyrat kombëtare maqdonase! Kjo është shenjë se lufta e popullit të Maqedonisë nuk ka përfunduar, por lufta fillon tani”!, ka shkruar ky grup nacionalist.

Rasti është paraqitur në polici. Nga organizata Të rinjtë për Maqedoninë thonë se në këtë mënyrë, duke ngjyrosur institucionet, do të rezistojnë kundër ndryshimit të emrit.

Ndryshe, në pajtim me nenin 65 paragrafi 4 të Ligjit për kulturë („Gazeta Zyrtare e RM-së“ numër 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), sot Ministria e Kulturës në faqen e internetit (www.kultura.gov.mk) i publikoi rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional për vitin 2019 sipas veprimtarive dhe sferave.

Gjatë vendimmarrjes për projektet u mbajt në konsideratë projektimi përkatës i prioriteteve të Ministrisë së Kulturës, në drejtim të mbështetjes së projekteve dhe aktiviteteve të cilat e stimulojnë potencialin kreativ dhe artistik të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, ideologjike, politike, sociale, gjinore dhe të moshës.

Janë mbështetur projektet të cilat janë të qëndrueshme dhe të cilat janë mirë të argumentuara, të konceptuara me përmbajtje artistike cilësore, projekte përmes së cilave kultivohet dhe nxitet diversiteti kulturor, krijimtaria artistike dhe zhvillimi kulturor. Një mbështetje e rëndësishme u është dhënë edhe projekteve përmes së cilave promovohen mundësitë e barabarta për të gjithë (vlerat multikulturore në shoqëri, barazia gjinore, inkluzioni i personave me nevoja të veçanta, grupet vunerabile sociale, etj.).

Në shpalljen e konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019 arritën 5560 fletëparaqitje, ndërsa komisionet i mbështetën 2781  projekte.

Në Programin Vjetor për vitin 2019 janë reflektuar edhe prioritetet e Ministrisë së Kulturës për mbrojtjen dhe promovimin përkatës të trashëgimisë kulturore në pajtim me praktikat evropiane bashkëkohore, përforcimin e sektorit të pavarur kulturor si faktor i rëndësishëm sociokulturor, promovimin dhe plasmanin e kulturës të Republikës së Maqedonisë në kornizat ndërkombëtare, si dhe realizimin e projekteve kapitale dhe depozitimeve të investimeve në Shkup dhe qytetet nëpër shtet.

Kategoritë, prioritetet, kriteret dhe masat në bazë të së cilave u bë vlerësimi i projekteve sipas veprimtarive të veçanta, u përmbajtën në fletëparaqitjet të cilat ishin pjesë përbërëse e konkurseve.

Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në financimin e projekteve është në pajtim me mjetet e parapara për financimin e projekteve me interes nacional në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 dhe ndarjen e pikëve të komisionit profesional nga sfera. Sivjet për herë të parë, është futur edhe vlerësimi i projekteve përmes ndarjes së pikëve, i cili në mënyrë transparente është publikuar së bashku me projektet e mbështetura.

Kryetarët e komisioneve të cilët i shqyrtuan të gjitha fletëparaqitjet e arritura sipas veprimtarive të veçanta janë: Leonora Sejdiu (veprimtaria interdisiplinare), Pleurat Gashi (folklor, veprimtaria muzikore-skenike), Berton Sulejmani (veprimtaria e botimit), Petar Arsovski (veprimtaria e dramës), Trajçe Bllazhevski (artet vizuale), Mile Velçovski (trashëgimia kulturore e paluajtshme), Milla Shurbanovska (veprimtaria muzeale dhe trashëgimia kulturore jomateriale), Vildane Idrizi (veprimtaria bibliotekare).

Thirrja për institucionet nacionale ishte shpallur në qershor të vitit 2018, ndërsa në kuadër të afatit të përcaktuar ligjor në Ministrinë e Kulturës u dorëzuan 1630 fletëparaqitje të mbi 60 institucioneve nacionale në sferën e kulturës që funksionojnë nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës, ndërsa janë lejuar 910 projekte.

Ministria e Kulturës, në pajtim me ligjin, i publikon rezultatet nga konkurset të cilat përmbajnë informata për bartësin e projektit, përshkrimin e shkurtër, periudhën dhe lokacionin e zbatimit, mbështetjen e kërkuar dhe të dhënë nga ana e Ministrisë së Kulturës, si dhe ndarjen konkrete të pikëve për projektet.

INFORMATA PLOTËSUESE PËR REZULTATET NGA KONKURSI

Për projektet të cilat janë zgjedhur në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019 sipas veprimtarive dhe sferave, ministri i Kulturës vendos sipas propozimit të komisioneve, përkatësisht bashkëpunëtorëve të jashtëm nga neni 11 paragrafi (4) të Ligjit për kulturë, ndërsa për to do të miratohen aktvendime për projektet që janë mbështetur dhe ato që nuk janë mbështetur në konkurset vjetore.

Në pajtim me nenin 65 paragrafi (5) të Ligjit për kulturë, pas aktvendimit të marrë mund të paraqitet ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. Ankesa nuk e anulon zbatimin.

Ministria e Kulturës do të lidh marrëveshje për financimin e projektit me interes nacional në kulturë me subjektet që janë bartës të projekteve të pranuara.

Për projektet që do të përmbahen në programet vjetore për punën e institucioneve nacionale, ministri i Kulturës do të miratojë aktvendime. Ministri i Kulturës dhe drejtori i institucionit nacional do të lidhin marrëveshje për financimin e programit vjetor për punën e institucionit nacional pasi do ta miratojë drejtori, pas pëlqimit paraprak të Këshillit Drejtues të institucionit, në afat prej 15 ditësh nga dita e miratimit të aktvendimeve të ministrit.

Loading...