Dy aktivistë të komunitetit Gej në Serbi, kanë realizuar një foto duke u puthur brenda sallës së Parlamentit të Serbisë.

Në fotografinë e cila është bërë një vit më parë, gjenden Boban Stojanoviq dhe partneri i tij Adam Pushkar.

“Dashuria është ligj”, ka thënë Boban për të përditshmen serbe, “Blic”, dhe ka shtuar se fotografia është bërë , “një javë para mbajtës së paradës së komunitetit LGBT në Beograd”, transmeton lajmi.net.

“Edhe pse për një moment gjatë puthjes kemi parë shumë deputet dhe disa ministra, askush nga ata nuk e ka vërejtur se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Boban.