Asnjë surprizë në 4 sfidat e fundit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë. Bayern Munich vuajti por në fund arriti të avanconte më tej falë fitores në kohën shtesë ndaj Herthas së Berlinit me rezultatin 3-2. Golave të Gnabry-t në kohën e rregullt iu përgjigjën Mittelstadt dhe Selke, ndërkohë që në shtesë për sigluar kualifikimin e bavarezëve në çerekfinale mendoi Coman. Shumë të thjeshtë e pati Schalke 04 që mposhti me shifrat 4-1 Fortuna Dusseldorf, në një sfidë ku shkëlqeu mbrojtësi Sane me një dygolësh. Në çerekfinale u kualifikuan edhe Leipzig dhe Augsburg që mposhtën respektivisht me rezultat minimal 1-0 Wolfsburg dhe Holsten Kiel.

Loading...