Real Madrid ka fituar pa shumë probleme ndeshjen e parë të 1/8-ave të Copa del Rey teksa ka mposhtur Leganes me rezultatin 3-0.

Ishte Sergio Ramos ai që i hapi rrugë këtij triumfi të Los Blancos duke shënuar golin e 100-të në karrierën tij (80 me Real, 3 me Sevilla-n dhe 17 te Spanja). Një shifër e frikshme për një qendërmbrojtës, por jo më kot konsiderohet si një nga më të mirët në botë.

Në pjesën e dytë ishin Vinicius dhe Lucas ata që vulosën fitore teksa në fund u fut në fushë edhe blerja e re Brahim Diaz duke debutuar me Los Blancos.