Juventus Serova – NTP Hoxha është superfinalja e këtij sezoni të turneut tradicional në futboll të vogël “Bashkimi 2015”, e cila do të luhet sot në sallën e sporteve në Kumanovë me fillim prej orës 20:00 (programi nis në orën 18:00 me ‘finalen e vogël’), shkruan gazeta “Lajm”.
Njëherësh kjo finale është një reprizë e finales së vitit të kaluar ose siç e përdorin një shprehje rinia jonë “Copy paste”, në të cilën patën triumfuar shkupjanët e Juves me penallti 6-5, pasi në kohën e rregullt ndeshja kishte përfunduar me barazim, 2-2.
Mbetët të shihet sonte nëse Juventus Serova do të mbrojë titullin apo NTP Hoxha do t’i hakmerret për humbjen e vitit të shkuar.
Juventusi në gjysmëfinalen e dytë e eliminoi ekipin Dëshmorët e Kombit nga Hotla, ndërsa ditë më parë NTP Hoxha fitoi ekipin e Bashkimit të Kumanovës.
Këto dy të fundit do të ndeshen mes vete në “finale e vogël”.
Po këtu spektakli në përfundon, pasi në mbrëmjen e sotme është rezervuar edhe një ndeshje tjetër revyale në futboll mes Veteranëve të futbollit Prishtina dhe Bashkimi (fillon në ora 19:00), e ku do të luajnë yjet e dikurshëm të këtyre dy klubeve mes tyre edhe vëllezëerit Keçi.
I gjithë ky aktivitet do të gërshetohet edhe me program të bukur muzikor. Prandaj të gjithë ju që do të ndjekni finalen e sotme do të kaloni momente të paharrueshme./lajm

Loading...