Ernesto Valverde ka kërkuar nga Philippe Coutinho që të vazhdojë luftimin për një vend në formacionin bazë në Barcelonë, pas golit që shënoi mbrëmë në disfatën 2-1 nga Levante në kuadër të Copa del Rey.
Coutinho nisi ndeshjen nga fillimi për herë të parë që nga 2 dhjetori.

“Kur Dembele nuk luante, të gjithë më pyesnin mua”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Tani Dembele po luan dhe Coutinho jo, dhe e njëjta gjë po ndodhë. Kur nuk luan nuk je i lumtur, duhet të luftosh për ta ndryshuar situatën”.

“Coutinho është një lojtar i shkëlqyer që ka dhënë shumë për ne dhe do të vazhdojë kështu. Do e them të njëjtën për Dembelen”.

Loading...