Trajneri i kombëtares, Kristan Panuçi ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullojë për 2 ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, përkatësisht ndaj Turqisë në 22 mars në Shkodër dhe Andorrës në 25 mars në transfertë. Grumbullimi i kombëtares do të nis ditën e dielë.

Trajneri i kombëtares, nga kampionati nuk ka preferuar asnjë futbollist përveç Alban Hoxhës, portierit të Partizanit. Ndërkohë është rikthyer Sadiku dhe Abrashi pas dëmtimeve të gjata. Një vend edhe për Kristal Abazajn që ka rigjetur formën e tij pas huazimit te Osijeku. Gjithashtu ka merituar një ftesë edhe mesfushori i Ruzemberok në Slloveni, Kristi Qose. Nuk janë preferuar lojtarë si Manaj, Bare, Lenjani, Llullaku dhe Sabien Lilaj. Ndërkohë mungojnë me “arsye” Roshi, i dëmtuar dhe Mavraj i pezulluar me 3 ndeshje.