Derisa shumë lojtarë të mëdhenj në NBA mbështeten në shtatlartësinë e tyre të pazakontë apo në atleticizmin e tyre, loja e Curryt mbështetet në diçka që një lojtar i zakonshëm mund ta stërvitë: gjuajtje, dribling dhe pasion.

Por dallimi është se ndoshta asnjëri nuk ka arritur të bëjë bashkë këto tri shkathtësi në mënyrën që Curry e ka bërë në vitin e fundit, ndërsa ka dominuar në parket dhe e ka bërë ekipin e tij Golden State Warriors ekip që po pëlqehet të shikohet dhe po ashtu e bëri kampion në NBA.
“Mënyra se si luaj ka shumë shkathtësi, por janë shkathtësi që mësohen në ligat e ndryshme. Kudo që të shkosh ke lojtarë që duan të gjuajnë, duan të driblojnë e të pasojnë. Mund të punosh në to. Jo të gjithë kanë aftësinë për të bërë ngulitje atraktive. Edhe unë nuk mund të bëjë ato ndoshta”, thotë Curry, përcjell sot Koha Ditore.

Ndoshta ato ngulitje prej më atraktiveve janë gjërat e vetme që Curry nuk mund t’i bëjë në fushë basketbolli. Ai ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku është shpallur basketbollisti më i mirë i stinorit në NBA, ka udhëhequr Golden Staten drejt titullit të parë të kampionit pas 40 vjetëve dhe e ka ndihmuar skuadrën e tij këtë stinor që të vendosë rekord për startin më të mirë në NBA.

Gjitha këto i kanë siguruar Curryt epitetin e Sportistit më të Mirë të Vitit 2015 nga agjencia “Associated Press”.

Curry ka përfunduar i pari në votimet e redaktorëve dhe drejtorëve të lajmeve në SHBA, ku rezultatet janë publikuar të shtunën.

Loading...