Dafina Zeqiri nuk ngurron që në rrjetet sociale t’i shfaqë njerëzit e afërm të saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka hedhur një fotografi në Instagram të nënës së saj.

“Çfarë do të bëja pa ty?”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Dafina po vazhdon të jetë aktive në tregun muzikor me projekte e mbrëmje të ndryshme, e cila njëherëshit po punon mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

“A e man n’men”, është projekti i fundit që ka lansuar, këngë kjo që u mirëprit nga publiku dhe fansat e saj.