14 prilli për Dafina Zeqirin është ditë shumë e veçantë, pasi ajo sot feston ditëlindjen. Dafina Zeqiri sot feston 27 vjetorin e lindjes. Këngëtarja nuk gjendet në Kosovë, por ajo ka publikuar një fotografi në Instagram nga Amerika e largët, ku ka marrë qindra urime nga fansat e saj.

Dafina po punon në disa projekte ndërkombëtare por ajo nuk ka lënë anash as muzikën shqipe, pasi ka kohë që ka xhiruar klipin e këngës bashkëpunim me Kaos e që nuk është publikuar akoma.