Këngëtarja Dafina Zeqiri po ashtu është bërë pjesë e protestës kundër abuzimit të vajzave dhe grave.

Këngëtarja Dafina Zeqiri i është bashkuar protestës së organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Bac edhe sa thirrje” shkruan në pankartën që po e mban Dafina në duar. Ajo paraprakisht u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës.

Kjo protestë u organizua pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj, e më pas dhe nga polici hetues.

Kujtojmë që pjesë e saj ishte edhe këngëtarja Eliza Hoxha.