Kontrollet e pasaportave në kufirin gjermano-danez po bëhen sipas kryeministrit të Danimarkës Lars Lëke Rasmusen gjithnjë e më shumë të mundshme. “Ne nuk duam të shohim më përsëri refugjatë dhe emigrantë në autostradat tona. Ne duam qetësi dhe rend”, tha kryeministri në fjalimin e tij të Vitit të Ri. Sfondi i fjalëve të tij është paralajmërimi për kontrollet e pasaportave në kufirin danezo-suedez, që fillojnë nga dita e hënë. Këto kontrolle i shpalli në mënyrë të njëanshme Suedia për shkak të numrit të madh të refugjatëve që shkojnë atje duke zemëruar vendin e saj fqinjë.

Për herë të parë që prej vitit 1950 të gjitha kompanitë e transportit që transportojnë pasagjerë nga Danimarka për në Suedi duhet të kontrollojnë tani me urdhër të qeverisë të gjithë pasagjerët në trena, autobusë dhe anije, ka raportuar DW. Sipas kryeministrit të Danimarkës kjo mund të sjellë si pasojë futjen e kontrollove kufitare edhe me Gjermaninë.

Loading...