Legjendat e futbollit në Maqedoni, trajner, ishtrajner të Maqedonisë dhe punëtor sportive, kanë dal me një qëndrim “Të bashkuar për futbollin”, duke ngritur zërin dhe duke filluar iniciativën për shpëtimin e futbollit të Maqedonisë. Darko Pançev, legjenda e futbollit maqedonas dhe futbollist i shekullit 20-të, ka thënë se nuk është iniciator për ndryshime, por paralajmëron se mbështetë iniciativën për shpëtimin e futbollit nga shkatërrimi, duke shtuar se një muaj ka menduar nëse ti bashkohet fushatës kundër kësaj udhëheqëse të FFM-së.
“E para asociacioni për futbollin e Maqedonisë është katastrofë! Kjo është arsyeja që përsëri të kthehet motivi për të ndryshuar gjendjen në futbollin tonë. Unë nuk jam iniciator, por me personalitetin tim do të qëndroj përpara. Konsideroj se futbolli ynë është katastrofë dhe është koha të ndërmerret diçka. Qëllimi ynë është të përmirësohet gjendja dhe të ecet përpara. Futbollin 25 vite e udhëheqin politikanët, biznesmenët, futbollist të klasit të dytë…Dhe po e shohim se ku na sollën. Është koha që futbollin ta udhëheqin emra të njohur. Një muaj kam menduar nëse t’i bashkëngjitëm iniciativës. Jam lindur këtu. Të isha në vend të Ilcos, nuk do të guxoja të dal as në rrugë. Nuk kemi dashur që iniciativa të filloj gjatë ciklit eliminator, që mos të dal se jemi pengesë për rezultatet e dobëta. Tani nuk kemi eliminatore edhe është mundësi e mirë që ta shpëtojmë futbollin nga eliminatoret e ardhshme”, tha Pancev për mediat maqedonase.
Darko Pancev dikur ishte kundërkandidat i Harallampije Haxhiristeskit nga i cili pati humbur dhe më pas gjithnjë ka kritikuar punën në futbollin e Maqedonisë.
“Është e vërtetë se jam kritik i madh, sepse gjithçka që kemi ndjekur në futbollin tonë është për kritikë. Unë nuk dua të heshtë. Nga koha e Harit asgjë nuk ka ndryshuar. Madje tani jemi edhe më të dobët. Është për të ardhur keq që në një ndeshje të reprezentacionit të vijnë vetëm 500 shikues, si psh në ndeshjen kundër një superfuqie siç është Ukraina”, shtoi Pançev, futbollisti më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë.

Ai ka thënë se sipas të gjitha gjasave do ta pranojë kandidaturën për president të FFM-së.

“Unë ende jam duke menduar, por gjasat janë ta pranoj. Është dëshirë e iniciatorëve që të jem kryetar. Nëse ia arrijmë qëllimit do të ishte super, nëse jo, kjo është kjo”, potencoi Pançev.
Në këtë listë gjenden edhe shumë emrat të tjerë të njohur në futbollin e Maqedonisë, ndërsa nga shqiptarët është Artim Shaqiri./lajm