Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Giani De Biasi në një rrëfim të tij ekskluziv për “Panorama sport” mes tjerash ka përmendur me shumë respekt edhe Blerim Xhemailin, futbollistin shqiptar të Zvicrës, me të cilin ishin së bashku te Torino.

“Xhemaili ka qenë lojtari im te Torino, shumë i dashur për mua, por që për fat të keq do ta kemi kundërshtar në Europian. Uroj që të dy të mund të kalojmë fazën e grupeve. Është shumë i fortë dhe e di gjithashtu që bën tifo edhe për ne”, ka thënë De Biasi./lajm