Zinedine Zidane debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme në postin e trajnerit të Real Madridit. “Los Blancos” shënuan fitore ndaj Deportivo La Corunas me rezultat të thellë 5:0 në Santiago Bernabeu.

Karim Benzema kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të. Kurse, më pas në skenë doli Gareth Bale i cili realizoi het-trik pas pak më tepër se një ore lojë.

Në vazhdim nuk pati më gola deri në çastet e fundit kur sulmuesi Karim Benzema shënoi për rezultatin përfundimtar. Zidane dhe skuadra e tij morën duartrokitje nga tifozët, që kanë munguar së fundmi në periudhën e vështirë që u përmbyll me shkarkimin e Rafael Benitezit.  /Zëri/