Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi para disa vjetësh kërkonte dënimin e Ibrahim Rugovës, pse ky i fundit bisedonte me Serbinë. Sikurse edhe shihet nga kjo video, ish- udhëheqësi politik i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi ishte kundërshtar i ashpër i Ibrahim Rugovës.

Thaçi e akuzonte në vazhdimësi Rugovën për tradhti.

Mirëpo, sot pos që është në koalicion me partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova, ai në festa kombëtare e në ditë të shënuara viziton varrin e tij.

Edhe në 10 vjetorin e vdekjes së ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i Rugovës.