Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka shpallur sot publikisht dy kandidatë për çmimin Nobel. Veprimtarin Adem Demaçin për paqe dhe akademikun Rexhep Qosja për letërsi.

Sekretarja e Unionit të Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, Behare Rexhepi, duke shpallur dy kandidatët për këtë çmim tha se Demaçi e Qosja kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar.

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë e ka inicuar këtë procedurë më dy universitete më atë nga Franca me zotin Daniel Leuwers dhe nga Anglia më Héléne Stafford si dhe më përkrahjen morale nga Bluma Finkelstein Universiteti HAIFA Izrael.