Demë Shehu
Urime 28 Nëntori të gjithë Shqipëtarëve,veçanërishtë familjeve të Dëshmorëve.
Uroj që populli ynë i përvuajtur,bujarë, fisnik e atdhedashës ,të ndërgjegjësohet dhe të bashkohet rreth qëllimeve të përbashkëta kombëtare,sepse vetëm duke qenë të bashkuar,do të mundemi t’a jetësojmë ëndrrën shekullore të të gjithë Shqipëtarëve.
Vetëm duke kujtuar vujatjet e të parëve tanë dhe vuajtjet tona,do të mundemi që ne dhe fëmijët tanë,dhe fëmijët e fëmijëve tanë të ndërtojnë një të ardhme të ndritur dhe te sigurtë ,një të ardhme në të cilën,jeta e Shqipëtarit të mos humbë vlerat e veta.
Në qoftë se ne i harrojm të gjitha ato vuajtje,mjerime,masakra e gjenocide që histori pas historie i përjetoj populli ynë,mund të ndodhë e njëjta gjë pas pesë,dhjetë apo njëzetë vjetësh.
Mbijetesa është një privilegj ,i cili përmbanë edhe detyrime.
Neve si popull,kemi detyrime ndaj Heronjve dhe Dëshmorëve,që amaneti i tyre të jetësohet.
Kemi detyrime edhe ndaj gjeneratave te ardhshme.
Ne, duhet t’ua kalojm përvojat tona brezave të rinjë ,në mënyrë që ata të mësojnë prej tyre.Ne e kemi për detyrë të bëjmë ,që brezat e rinjë të kuptojnë se sa të veçanta,sa e pazakontë,sa të pabesushme kanë qenë etapat nepër të cilat ka kaluar populli shqipëtar,se si është përcelluar nga flakët e padrejtësive histori pas historie!
Nuk duhet të kënaqemi me përkujtime të rezistencës së luftërave të fundit,por duhet që të gjithë së bashku të tregojmë rezistencë edhe tash dhe në të ardhmen ndaj atyre që rrezikojnë copëtimin e tokava tona te lara me gjakë dhe fundosjen e Mëmëdheut tonë.
Nuk duhet ta harrojmë betimin e ushtarit të UÇK-së.
Duhet të vlerësojmë dhe të kemi parasysh lidhjen e fortë në mes të kaluarës,të tashmes dhe të ardhmes,sipas së cilës tek e tashmja ka elementë të së kaluares dhe tek e ardhmja do të ketë elementë të së tashmës,se as e tashmja dhe as e ardhmja nuk janë të sigurta ,pa e pasur parasysh të kaluarën.
Duhet ta konsiderojmë të kaluarën tonë si shumë të rëndësishme dhe Historinë e Lavdishme të Kombit tonë,duhet t’a ruajm me Fanatizëm dhe Dashuri.
Liderët Shqipëtar ,të cilët kanë timonin e institucioneve vendimëmarrëse, duhet ta kuptojnë se,
Fqinjësitë janë të humbura atëherë kur duhet të mendojmë për Mbrojtjen e Atdheut tonë.
Kujtimi i së keqës,bëhet mburojë ndaj të keqës!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit.
Të dua Shqipëria ime!