Kishte shpikur një shtatëzani të dështuar në gjendje depresive për ti marrë të dashurit të saj, një biznesmeni italian, Gazzo Padovano, 300 mijë euro. Për këtë krim, këngëtarja shqiptare Mirela Qato, 48 vjeçe është dënuar me dy vite e 4 muaj burg. Ngjarja ka ndodhur në Vicenza të Italisë.

Historia mes këngëtares Mirela dhe biznesmenit 18 vjet me të madh se ajo, kishte nisur në muajin janar të vitit 2014, falë një njoftimi për zemrat e vetmuara në revistën “Oçhio”. Biznesmeni që veprone në Sandrigo, në provincën e Viçencës shkonte dhe e merrte çdo ditë vokalisten e orkestrës “Sergio e Mirella”, pasi ishte dashuruar marrëzisht pas saj.

Marrëdhënia mes tyre kishte vazhduar deri në verën e vitit të kaluar kur gjithçka kishte marrë fund. Mirela kishte pritur që 66-vjeçari të ndahej nga gruaja e tij, por kur kjo nuk kishte ndodhur ka vendosur që të hakmerrej. Ajo i kishte kërkuar 300 mijë euro si dëmshpërblim për humbjen e fëmijës, pasi i kishte thënë se “ajo kishte qenë shtatzënë, por për shkak të stresit kishte humbur fëmijën”.

Kjo histori kishte vazhduar disa javë, deri kur biznesmeni kishte bërë denoncimin në polici dhe gjatë ditës së sotme, Mirela Qato është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg për këtë vepër penale.