Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri, sot ka dorëzuar pasaportën në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për shkak të mos liberalizimit të vizave në vitin 2018.

Tahiri në një video të publikuar në rrjetin social Facebook thotë se këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të përgjegjësisë dhe premtimit që kishte bërë.

Kriteri I fundit ka qenë demarkacioni, edhe unë si deputet që e kema votuar, kam votuar me përgjegjësi për me kaluar qytetarët e mijë lirshëm, jo me qenë prap të izoluar edhe në vitin 2019 ose për atë që tha Johanes Han, që deri 2020 ndoshta nuk do të ketë (liberalizim).

Ky është dëshpërim i madh, duke u nisë prej familjes time dhe për krejt qytetarët, të cilët janë të izoluar. Edhe pse humbi shumë si deputet ose si këngëtar që kish me pasur mbrëmje të shumta. Pasaportën diplomatike do ta dorëzoj te ministria e Punëve të Jashtme.

Me thënë të drejtën më shumë ka zgjatur procedura për me dorëzua se sa vullnetin që e kam pasur me rastin e dhënies së premtimit’, ka thënë Tahiri.

Kurse pasaportën diplomatike Tahiri e ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Loading...