Deputeti nga partia koalicionuese me LSDM-në, “Aleanca e Egjiptianëve Ballkanik”, Rubin Zemon, në lidhje me kërkesën e Lëvizjes BESA tha se nuk e rrezikon në asnjë rast identitetin e popullit maqedonas, njofton Portalb.mk.

“Në asnjë rast nuk e cenon popullin maqedonas dhe identitetin maqedonas”, tha shkurt Zemon.

Për dallim nga ai, partia udhëheqëse e koalicionit, LSDM, sot nuk pati qëndrim të qartë nëse kërkesat e Bilall Kasamit e rrezikojnë apo jo identitetin maqedonas.

Ndonëse gazetarja e Portalb.mk, dy herë ia parashtroi pyetje në lidhje me këtë çështje, Kostadinov nuk u përgjigj në mënyrë direkte me “po” ose “jo”, por vetëm se “ngelemi në qëndrimin tonë që e kemi deklaruar”.

Sot në konferencë për shtyp, kryeministri Zaev tha se “duhet të bëhet sqarim në atë se ‘E Maqedonisë’ nuk është njëjtë, sikur ‘maqedonas’”.

Kryeministri Zaev ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të liderit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ku thotë se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetues, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre.

“Zotëri Kasami e di se për çfarë flasim, dhe për çfarë fola unë më herët. Ky proces në fund të debatit do të japë një rezultat. Unë jam një maqedonas, dhe nuk mund të bëhem shqiptar. Ku do të bëhet fjalë për shtetësi, nuk është përkatësi etnike. Prandaj kemi kërkuar që të jetë edhe maqedonas”, tha Zaev.

Përndryshe, në ora 15:00, do fillojë vazhdimi i seancës së 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të zhvillohet diskutimi për fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Prespëssë nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Shumica parlamentare ende nuk i ka siguruar 80 vota, pasi që deputetët e Lëvizjes BESA e kanë kushtëzuar votën “për” me amendamente që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” – për të cilat janë duke u realizuar takime koordinuese me grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes së tyre në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

Dje kryeministri Zoran Zaev duke i prezantuar argumentet pse duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese, i falënderoi të gjithë që kanë dhënë kontribut dhe tha se me Lëvizjen Besa ende nuk janë marrë vesh por që pret marrëveshje.

Loading...