Deputetja aktive e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, ka thënë se presidenti Thaçi po i dërgon shokët e vet në Gjykatën Speciale për të shpëtuar vetën e tij. Sipas Millakut, ai këtë e bën me mburrje.

“Të gjithë e kemi parë presionin e Hashim Thaçit ndaj deputetëve të PDK-së për ta votuar Specialen dhe gjithë kjo është bërë me kusht që të bëhet president i vendit dhe ai personalisht të mos ketë ftesë nga Gjykata Speciale. Hashimi do t’i dërgon të gjithë shokët e vet në Gjykatë dhe atë me shumë mburrje para ndërkombëtarëve. Specialitet i Hashimit është tradhtia ndaj shokëve dhe bashkëpunëtorëve të vet”, ka thënë Millaku.

Ndër tjera, Millaku është shprehur se brenda PDK-së po zhvillohet një luftë speciale se kush do t’i shpëtoj Gjykatës Speciale. Ajo shton tutje se kjo gjykatë është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës.

“Të gjithë e dimë se brenda PDK po zhvillohet një luftë speciale se kush do t’i shpëtoj kësaj gjykate. Gjykata Speciale është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës megjithatë kur i ke gjykata dhe prokuroritë e kapura nga bandat atëherë ndodh edhe kjo. Është shumë e turpshme kur bash ata deputet të PDK që kanë votuar specialen me dy duart sot po mundohet të thonë se LVV është fajtore për gjykatë. Një fjalë popullore thotë “qeni i keq ta bjen ujkun n’torisht”, edhe Hashimi e ka sjell Gjykatën Speciale”, është shprehur Millaku për.

Kujtojmë se sot për në Hagë kanë udhëtuar për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale dy ish komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.