Deputetetja e PDSH-së, Merale Ferati, sot gjatë debatit publik rreth Strategjisë së Zgjerimit të BE-së i organizuar nga Këshilli Nacional për Eurointegrime pranë Kuvendit, tha se ne kërkojmë të drejtat e shqiptarëve.

“Kërkesa jonë ka të bëjë me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, ndarjen proporcionale të buxhetit, përfaqësim të drejtë dhe adekuat, lejimi i simboleve shtetërore si himni, stema, flamuri dhe depolitizim të gjyqësorit dhe shqyrtim i rasteve të montuara politike. Kërkojmë që ky propozim i ynë të vihet në votim”, tha Merale Ferati./TetovaSot.