Fitim Dika

Maqedonia s’po gjen mundësinë e daljes nga kriza politike, përkundër se situata dukej e pjekur. Bisedat maratonike të ndërmjetësuesit europian Johanes Hahn me përfaqësuesit politik kaluan pa marrëveshje.

Maqedonia ndodhet në një situatë shumë të keqe, tha Hahn pas përfundimit të bisedimeve shumorëshe. Tre partitë kryesore në vend, VMRO e Gruevskit dhe dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH kanë qenë dakort për mbajtjen e zgjedhjeve në 24 prill. SDSM e Zoran Zaevit ishte për prolongimin e tyre.

Partia opozitare maqedonase mendon se është kohë e shkurtër për pastrimin e listave zgjedhore dhe letërnjoftimeve të falsifikuara që arrijnë deri në 400.000. Shtuar këtu edhe ligjin për mediat të pavarura.
Gruevki ia ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes kryeparlamentarit Trajko Veljanovskit, mirëpo kjo duhet të votohet edhe nga parlamenti, që në rast të kundërt, Gruevski mund të qëndrojë akoma në detyre.

Krizë nga prilli 2014

Prej zgjedhjeve të 24 prillit 2014, Maqedonia është në krizë të thellë politike. Atëherë VMRO, sipas SDSM, duhet të ketë përgjuar 20.000 persona, mes tyre edhe gazetarë, si dhe ka vjedhur votat e zgjedhësve. Kjo shtyri bojkotimin e parlamentit nga SDSM. Të gjitha akuzat tani janë dërguar te Prokuroria Speciale./Bota sot