Dëshmi të shumta të njerëzve që tregojnë detajet tragjike të aksidentit ku humbën jetën 14 persona.

Sipas informacioneve të fundit, vetëm dy janë në gjendje kritike në Qendrën e Emergjente dhe mjekët po luftojnë për jetën e tyre, njofton TetovaSot.

Sot dhe nesër, më 14 dhe 15 shkurt u shpall ditë zie në Maqedoni, ndërsa Gostivari do mbajë zi tre ditë. Në rrjetin social Twitter, një dëshmitar tregon se se me duart e tij i ka nxjerrë trupat e të vdekurve nga autobusi i cili u përmbys në rrugën e vjetër nga autostrada.

“Me duart e mia kam nxjerrë 4 trupa dhe 2 të plagosur nga aksidenti në Karpalak. Në momente të tilla nuk mendon  nëse është një shqiptar, një maqedonas, apo një rom, në momente të tilla një person tregon se si ai është njeri … “, tregon historinë dëshmitari.