Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në tribunën “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” në Shtip, duke përmendur reformat që u bënë gjatë shtatë muajve për sa është krye të ministrisë së Drejtësisë, theksoi se është bërë përparim i madh, në mbrojtjen e kategorive sociale por edhe në disa segmente tjera. Ky përparim do të mbarojë në qershor kur do të harmonizohen ligjet me kriteret që kërkohen në anëtarësimin në NATO dhe bisedimet me BE-në.

“Harmonizuam kornizën ligjore dhe nuk hoqëm dorë nga programi ynë, për mbrojtje shtesë për grupet sociale dhe mbrojtje të grupeve tjera, të mos ju bllokohen llogaritë”, tha Deskoska.

Deskoska përmendi ndryshimet në Ligjin për noterë ku parashihet që qytetarët nuk duhet të paguajnë taksë gjyqësore për nxjerrjen e urdhërpagesës për shpenzime komunale. Deskoska potencoi tashmë nuk do të paguhen shpenzime shtesë, ku do të hiqen taksat gjyqësore, me qëllim të përmirësohen kushtet për jetesë të qytetarëve.

Deskoska bashkërisht me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot morën pjesë në tribunën “Shoqëri korrekte – mundësi për të gjithë”, bashkërisht me qytetarët dhe organizatat qytetare.