Paratë kesh po zëvendësohen nga kartelat elektronike, por me siguri ata janë përsëri të preferuara nga shumë persona. Në vijim Bota sot u sjell dhjetë fakte interesante rreth monedhave kesh.

Fakti 1: Frankat zvicerane, CHF, janë të bëra nga fibrat e pambukut që rritet te disa lule.

Fakti 2: Banka Kombëtare Zvicerane i nxjerr në qarkullim paratë. Rreth një e gjashta e parave zvicerane është në qarkullim: në shifra kjo është 71 milion bankënota.

Fakti 3: Në vitin 1946 qeveria hungareze nxori në qarkullim bankënotën 100 milion miliardë, që në shifra është 100.000.000.000.000.000.000.

Fakti 4: Pavarësisht nëse shtypen bankënota 10 CHF ose 1000 CHF, ajo i kushton shtetit njëlloj, rreth 30 cent.

Fakti 5: Mbretëresha Elizabet e II është më e shfaqura në monedhat botërore: plot 33 herë.

Fakti 6: Pas largimit nga qarkullimi të monedhës 10.000 dollarëve singapurian, monedha më me vlerë në qarkullimi është 1000 frankëshi zviceran.

Fakti 7: Në Perandorinë Romake monedhat janë shtypur në tempullin e zotit Juno, që kishte edhe emrin Moneta (latinisht për “paralajmëruesin”). Nga këtu rrjedh fjala Money, Moneten, Muntzen ose Monedha në shqip.

Fakti 8: Për herë të parë bankënotat zviceranë kanë dalur në 1907, me vlerë prej 50, 100, 500, 1000. Në 1911 dolën në qarkullim edhe ato me vlerë 5, 10, 20 dhe 40.

Fakti 9: Në vitin 2015 u gjetën 2536 raste të falsifikimit të bankënotave në Zvicër. Shumica ishin të vlerës 100 CHF.

Fakti 10:Në të kaluarën janë përdorur paratë e falsifikuara për të shkatërruar sistemin financiar të shtetit armik. Kështu ka bërë SHBA me Japoninë, por edhe Gjermania me Anglinë./Bota sot