Paraprakisht gjyqësori kërkoi edhe për deputetin Lupço Dimovski (ish-ministër i bujqësisë), procedurë e ngjajshme (por për dyshime të natyrave të ndryshme) me këtë të deputetit (ish-kryetarit t të kuvendit )Trajko Veljanovski .
Kryetari i Kuvendit TALAT XHAFERI opinionin duhet ta informojë me sa vijon ;
– Kërkesën për heqjen e imunitetit për deputetin Lupço Dimovski e inkorporoi në rend të ditës në seancë plenare të dt.04.02.2019. Rendi i ditë është miratuar.Pas paraqitjes për diskutim të disa deputetëve, PSE Talat Xhaferi e ndërpreu seancën plenare dhe akoma nuk e ka thirur për vazhdim lidhur me këtë pikë. Po a nuk ka kaluar afati prekluziv për këtë ?!
Vini re, Komisioni amë për Çështje të rregullores,mandatit dhe imunitetit për këtë kërkesë ka ndërtuar qëndrim në votim me rezultat 5:4. z. Talat, kjo a është lëndë për të votuar , apo mos ju ka nervozuar dikush edhe në këtë seancë. Ja ky është PRESHI i parë në duart tuaja
Është kompetencë dhe njëherit edhe OBLIGIM i kryetarit të kuvendit të RRESPEKTOJË me përpikmëri Rregulloren për punën e kuvendit. Xhaferi edhe deri më sot kurë më nuk e thirë VAZHDIMIN e seancës plenare për këtë pikë të rendit të ditës. Shtrohet pyetja PSE ??
Talat Xhaferi nuk është aq legalist sa po i shitet opinionit,është i kapur në flagrancë në shkeljen e rregullores.
Diagnostifikimi është i qartë- TI SHPËTOJMË QË TË NA SHPËTOJNË !
(q/a)