Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për 1TV diskutoi për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai theksoi se po punohet në drejtim të përmirësimit të situatës në vend për qytetarët e Maqedonisë.

“Gjithë ditën kemi konsultime, kjo e mirë për ne në njëfarë mënyre, për çështje të rëndësishme të diskutojmë, të gjejmë zgjidhje duke filluar nga interesi shtetëror, t’i mbulojmë shqetësimet kryesore të bashkëqytetarëve shqiptarë, turk, romë, vlleh dhe e gjithë kjo të jetë në suaza të marrëveshjes së Prespës”, tha i pari i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov ceku se punët shkojnë në drejtim të mirë dhe se po shihet vullneti i mirë nga të gjitha anët.

“Për momentin bisedime më intensive ka me Lëvizjen Besa dhe dy deputetët e asaj partie në Kuvend. Se si do të gjendet mënyrë të mbrohet formula e shtetësisë së marrëveshjes”, tha ministri Dimitrov.

Dimitrov thotë se sigurimi i shumicës së dy të tretave gjithkund në botë është e rëndë duke thënë se jemi në rrugë të mirë të kemi 80 deputetë por edhe më shumë.

Loading...