Deputeti Lupço Dimovski dhe ish ministër i bujqësisë, i dyshuar në hetimin për keqpërdorime me tokat bujqësore dhe subvencionet, ka thënë se pak më parë është njoftuar se është duke e u kërkuar nga policia.
“Mu paraqitën të më tregojnë s e gjoja policia më kërkon, por ata e dinë se ku mund të më gjejnë. Nuk e di për çfarë bëhet fjalë, megjithatë do ta angazhoj avokatin tim dhe do të shohim për çfarë bëhet fjalë”, ka deklaruar Dimovski për Fokus, transmeton SHENJA.
Sipas informacioneve, katër ish ministra dhe zëvendës ministra për bujqësi mëngjesin e sotëm janë arrestuar lidhur me keqpërdorimet me toka bujqësore dhe ndihma për bujqit.
Në aksionin e Repartit për krim të organizuar të MPB-së janë arrestuar ish ministrat Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish zv/ministri Kristian Dellev.
Gjatë ditës pritet që të dalin detaje shtesë lidhur me aksionin.

Loading...